zoom

Lajme

Vdes mbesa e ish-Presidentit të SHBA-së John F Kennedy, në moshën 35-vjeçare

Vdes mbesa e ish-Presidentit të SHBA-së John F Kennedy, në moshën 35-vjeçare

Tatiana Schlossberg, mbesa e ish-Presidentit të SHBA-së John F Kennedy, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.

Familja e saj njoftoi lajmin në një postim në rrjetet sociale të ndarë nga Fondacioni i Bibliotekës John F Kennedy, duke shkruar: “Tatiana jonë e bukur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ajo do të jetë gjithmonë në zemrat tona.”


Në nëntor, Schlossberg, një gazetare e klimës, njoftoi diagnozën e saj me një formë agresive të kancerit. Ajo tha në një ese se i kishin dhënë më pak se një vit jetë.

Schlossberg është vajza e stilistit Edwin Schlossberg dhe diplomates Caroline Kennedy.

Në një artikull të botuar muajin e kaluar në The New Yorker me titull “Një betejë me gjakun tim”, Schlossberg zbuloi se ishte diagnostikuar me leuçemi akute mieloide në maj 2024, pasi lindi fëmijën e saj të dytë.

“Mendimi im i parë ishte se fëmijët e mi, nuk do të më kujtonin”, shkroi ajo.

Schlossberg përshkroi trajtimet që mori, duke përfshirë kimioterapinë dhe një transplant të palcës së kockave, por tregoi se mjekët nuk i dhanë një prognozë të mirë.

Ajo gjithashtu shkroi për dhimbjen që kishte frikë se vdekja e saj do t’i shkaktonte familjes së saj, e cila ka përjetuar tragjedi të shumta personale. Gjyshi i saj, Presidenti Kennedy, u vra në vitin 1963 dhe xhaxhai i saj, John F Kennedy Jr, vdiq në një aksident ajror në vitin 1999.