zoom

Aktualitet

Vdekja e Gerti Bogdanit/ Arbër Çepani shkrehet në lot: Edlira priste mesazh prej tij

Disa orë pasi kunati i tij, Gerti Bogdani u përcoll për në banesën e fundit, Arbër Çepani rrëfeu për herë të parë në një intervistë televizive të gjithë përjetimet dhe dhimbjet që la pas kjo humbje.

Që në nisje të intervistës, Arbër Çepani u përlot e hera-herës qau me ngashërim, teksa përshkruante kunatin e tij si shokun e tij.

Ai rrëfeu se në këto orë të dhimbshme për familjen e tij, motra e tij, Edlira Çepani priste një mesazh nga bashkëshorti Gerti Bogdani sepse nuk e beson ndarjen e tij nga jeta.

“E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do donte dhe ai që të isha këtu. Do doja të flisja për gjëra të tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flisnin njerëz që e donin dhe i donte.

Gertin se quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kisha këshillues, ishte për ne si një mal, çdo problem të kishim e kishim Gertin si një mal, ta shikonim Gerin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të… boshllëku është i pakuptueshëm fare.

Edlira mbante celularin në dorë, i thoja ma jep celularin ta mbaj unë, dhe më thoshte se ‘jo se mos më shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante. E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira”, tha Arbër Çepani me sytë e përlotur.