zoom

Aktualitet

Reagimi ngjethës i Edlira Çepanit pas vdekjes së Gert Bogdanit: Ti e dije që ishe jeta ime…

Pas lajmit tronditës për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, bashkëshortja e tij, Edlira Çepani bëri një reagim që të përlot.

Në rrjetet sociale, Edlira Çepani shkroi për vendin e rëndësishëm që Gerti Bogdani kishte në jetën e saj dhe për dhimbjen e madhe që la pas me ikjen e tij.

Mesazhin aktivistja e mbyll me njoftimin për homazhet që do të mbahen nesër në nder të kujtimit të Gerti Bogdanit.

“Ti e dije që jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije që nuk ishe thjesht gjysma ime më e mirë, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime!

Ti e di që unë nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshëm sa të adhuroj!!! Zoti merr pranë vetes më të mirët, por ty s’duhet të të kishte marrë, se unë, Ajra dhe Reinarti kemi nevojë për ty, për dashurinë tënde për jetën, për këshillën e drejtë që jep gjithmonë, për modelin e duhur që je gjithmonë! Bota është një vend i pavlerë pa ty!

Do të të duam përjetë, bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do jetojë ndonjëherë në këtë botë! Do të të dua çdo ditë të jetës derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi tim!

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, është mesazhi i Edlira Çepanit.