zoom

Lajme

Vazhdon “blerja” e opozitës nga Rama. Ish-kreu i PD në Vlorë emërohet drejtor i Kadastrës

Vazhdon “blerja” e opozitës nga Rama. Ish-kreu i PD në Vlorë emërohet drejtor i Kadastrës

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj, është caktuar si drejtues i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për qarkun e Vlorës.

Deromemaj ka udhëhequr strukturën lokale të PD-së nga viti 2018 deri në 2022, periudhë në të cilën dha dorëheqjen dhe u pasua nga Atird Hoxha.

Më herët, në vitin 2015, ai ka qenë kandidat për kryetar bashkie në Vlorë nën siglën e Partisë Demokratike, por humbi garën ndaj kandidatit të Partisë Socialiste, Dritan Leli.

Aktiv në zhvillimet brenda PD-së, Deromemaj u rreshtua ndër të parët në mbështetje të lëvizjes “Foltorja” të Sali Berishës në vitin 2021, duke marrë pjesë aktive edhe në organizimin e Kuvendit Kombëtar të partisë më 11 dhjetor në stadiumin “Air Albania”.

Por mesa duket gjatë fushatë për zgjedhjet e 14 majit ai ka punuar për Partinë Socialiste. Kjo është edhe një prej arsyeve të humbjes së thellë të PD-së në Vlorë dhe duket se emërimi i tij është edhe prova pse PD e Vlorës i shiti zgjedhjet. / Zoom.al