zoom

Aktualitet

Varheley mesazh shqiptarëve: Duam që të jeni pjesë e BE

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley pas çeljes zyrtarisht të negociatave të Shqipërisë me BE-në pohoi se vendi ynë ka një rrugë të gjatë përpara.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Varheley tha se roli i BE është që Shqipëria të jetë e mirëpërgatitur në këtë rrugë.

“Jam i kënaqur që jam pranë jush për të festuar. Sot festohet një fazë e re, duke përmbyllur fazën e 2020-ës. Përgëzoj përfshirjen e të gjithë anëtarëve të BE për procesin që na kanë ndihmuar për të mbërritur këtu ku jemi.Ky veprim i të sotmit dërgon një sinjal të fortë në Ballkanin Perëndimor. 8 vite pas statusit të vendit kandidat dhe 6 vite nga hapja, sot shënohet një rrugëtim i ri. Mesazhi im drejt qytetarëve të Shqipërisë është i thjesht; ne duam që të jemi pjesë e familjen europane. Kjo nuk as diskutohet. Roli ynë është që Shqipëria të jetë e mirëpërgatitur për këtë rrugë. Sot pasdite do të nisin procesin e shkrimit të kuadrit ligjor. Kjo do të përfitojë nga puna. Jam besimplotë se Shqipëria është e vendosur t’i bashkohet BE dhe që të punojë fort për këtë siç ka bërë deri më sot, dhe pas vendimit të 2020-ës për të krijuar mundësinë e hapjes së negociatave, ndaj na duhet konsensus mbarëndërkombëtar. Na duhen të tërë në Shqipëri. Na duhen veprime gjithëpërfshirëse dhe shteruese. Negociatat kanë natyrë shtrënguese. Do ketë një ndikim madhor, pozitiv te shoqëria dhe na duhet që gjithsecili të bëhet pjesë e kësaj rruge. Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësisë në BE sapo ka nisur.”, tha ai.

/zoom.al