Aplikacion
Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, zhvilloi një takim sot me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK, Klodjan Braho, dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.


Gjatë takimit, VanHorn përgëzoi drejtuesit e rinj për rolet e tyre dhe ritheksoi mbështetjen e SHBA-ve ndaj përpjekjeve të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Ky është takimi i parë zyrtar që VanHorn zhvillon me kreun e ri të SPAK dhe të BKH, që pas marrjes së detyrës nga Braho dhe Keta.
VanHorn është takuar edhe me ish-drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, i cili aktualisht është drejtues i Seksionit për Marrëdhëniet me Jashtë.


Ambasada citon edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio për një paralajmërim të dhënë më herët prej tij për goditjen e karteleve të drogës.
Postimi i ambasadës:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit