Aplikacion
Ky është sulmi i dytë brenda 24 orëve dhe kësaj here kanë shpërthyer radiomarrëset që grupi përdorte për të komunikuar.
Hezbollah konfirmoi sulmet dhe tha se ato ishin të ngjashme me ato të një dite më parë. Deri më tani, autoritetet njoftojnë për të paktën tre viktima dhe qindra të plagosur.
Nga sulmet e të martës u vranë 12 persona dhe u plagosën rreth 3000 të tjerë, kryesisht anëtarë të Hezbollah.
Komuniteti ndërkombëtar kishte paralajmëruar se sulmi i një dite më parë do të tensiononte situatën në Lindjen e Mesme por sulmi i kësaj të mërkure i ka hedhur edhe më shumë “benzinë zjarrit.”
“Një burrë është marrë peng në garazh”/ Policia belge arreston 6 persona, mes tyre shqiptarë