Aplikacion
Burime libaneze të sigurisë thanë për Reuters se agjencia e spiunazhit izraelit Mossad vendosi një sasi të vogël eksplozivi brenda 5.000 Pager të porositura nga Hezbollahu disa muaj para shpërthimeve.
Burimi fillimisht tha se pajisjet ishin prodhuar nga kompania me bazë në Tajvan Gold Apollo dhe ishin modifikuar nga shërbimi i spiunazhit “në nivelin e prodhimit”.
Gold Apollo deklaroi se ishte në fakt një kompani me bazë në Evropë që prodhoi pajisjet e modelit AR-924 – por përdori markën e saj tregtare sipas një marrëveshjeje licencimi.
Ndërkohë një zyrtar amerikan tha për Associated Press se Izraeli informoi SHBA-në për një operacion në të cilin u shpërthyen sasi të vogla eksplozivi të sekretuara në pager-at e përdorur nga anëtarët e Hezbollahut.
Pavarësisht akuzave, Izraeli ende nuk ka komentuar për sulmin e djeshëm.
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia