Aplikacion
Sot në mesditë mijëra pajisje gjurmimi dhe komunikimi që përdornin anëtarë të grupit të Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht në Bejrut dhe Damask të Sirisë.
Mediat raportojnë se shpërthimet u shkaktuan nga një sulm i hakerave izraelitë në rrjetet e komunikimit të brendshëm të Hezbollahut.
Një funksionar i Hezbollahut deklaroi për media se ekzistojnë dyshime për sasi eksplozivi që kanë shkaktuar shpërthimin e tyre. Shumë pjesëtarë të organizatës e kanë kuptuar tejnxehjen e pajisjeve dhe i kanë larguar ato përpara se të shpërthenin.
Grupi i Hezbollah ishte furnizuar së fundmi me pajisjet e komunikimit dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite i kishin manipuluar, duke vendosur brenda secilës një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar njëkohësisht nëpërmjet një mesazhi që ka mbërritur njëkohësisht në të gjitha pajisjet.
Hezbollahu ka akuzuar Izraelin si përgjegjësin e këtij sulmi, dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret.
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia