Aplikacion
Rrugëtimi për Valbona Mhillin brenda shtëpisë së Big Brother VIP përfundoi mbrëmjen e të martës, pas një nominimi “kokë më kokë” me Laert Vasilin.

Për sa kohë ishte brenda, Valbona u përfol për marrëdhënien e saj me Laertin dhe për ndjenjat që kishte për të.

Pas eliminimit, ajo pohoi në “Shqipëria Live” se kishte ndjenja të pastra për Laertin, por ai e zhgënjeu, duke ju referuar këtu vendimit të tij për të mos qenë më një banor i vetëm me Valbonën, por për të shkuar të dy në nominim.
Valbona zbuloi se gjatë kohës në shtëpi, Laerti i ka kërkuar të puthen në një cep të shtëpisë, ku nuk kapin kamerat.
“Nuk kam gënjyer në asnjë moment në shtëpinë e ‘Big Brother’. Më ka ftuar që të më puthte në një hapësirë, që besonte se nuk ka kamera. I thashë jo. Unë kam pasur ndjenja të sinqerta për Laertin dhe shumë të pastra. Duke e ditur ai këtë gjë, ka luajtur.
Nuk mund të them që kam qenë marrëzisht e dashuruar, ishte një tërheqje, ishte një tërheqje që kishte nisur mes nesh. Prandaj them që zhgënjimi më i madh në BBV për mua ishte Laert Vasili”, tha Valbona./ Zoom.al