zoom

Bota

Vajza e tyre u qëllua me plumb në kokë e qafë, familja kanadeze padit OpenAI: Kishte dijeni për sulmin

Vajza e tyre u qëllua me plumb në kokë e qafë, familja kanadeze padit OpenAI: Kishte dijeni për sulmin

Familja e një vajze të plagosur rëndë gjatë një të shtëne masive në një shkollë kanadeze po padit krijuesin e ChatGPT, OpenAI, duke pretenduar se kishte qenë në dijeni se i dyshuari kishte planifikuar një sulm, por nuk kishte njoftuar autoritetet.

Dymbëdhjetëvjeçarja Maya Gebala u qëllua në qafë dhe në kokë në sulmin në Tumbler Ridge më 10 shkurt dhe ndodhet në spital.

Një llogari fillestare ChatGPT e lidhur me të dyshuarin, 18-vjeçarin Jesse Van Rootselaar, u ndalua nga OpenAI në qershor 2025 për shkak të natyrës së bisedave të saj me chatbot-in, por policia kanadeze nuk u njoftua.

OpeanAI tha për BBC se ishte e përkushtuar të bënte “ndryshime domethënëse” për të ndihmuar në parandalimin e tragjedive të ngjashme në të ardhmen.