Aplikacion
Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane si pjesë e përpjekjes së presidentit Donald Trump për t’i përshtatur këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme.
Urdhri ekzekutiv kërkon një pezullim 90-ditor të ndihmës zhvillimore ndërkombëtare të SHBA-së për të vlerësuar efikasitetin dhe “përputhshmërinë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
Pas kësaj, një notë diplomatike iu dërgua të gjithë institucioneve më të larta në Shqipëri nga ambasada amerikane.
Në letër, drejtuesit e institucioneve i njoftuan për ndërprerjen me efekt të menjëhershëm të fondeve dhe mbështetjes, deri në një moment të dytë.
Letrën e ka marrë edhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), që ka qenë një ndër organet më të mbështetura nga SHBA, që nga krijimi.
Por si do të ndikojë ky vendim i përkohshëm i Donald Trump në punën e SPAK? Mungesa e fondeve dhe e mbështetjes logjistike nga SHBA, a do ta stepë Kryeprokurorin Altin Dumani të luftojë krimin e korrupsionin në çdo nivel në këto 3 muaj?