zoom

Aktualitet

Urdhëroi vrasjen e 2 personave? Flet avokati i Florenc Çapjas: Ka kërkuar azil politik

Florenc Çapja kërkon azil politik në Dubai. Lajmi konfirmohet nga avokati i tij, Neshat Fana. Mbrojtësi ligjor deklaroi se Çapja ka leje qëndrimi në Dubai, megjithatë ka kërkuar dhe statusin e azilantit, duke argumentuar se nuk ka asnjë provë që është i përfshirë në vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit.

Avokati Fana tha për “BalkanWeb” se Çapja është shprehur se shteti e ka hetuar prej 12 vitesh dhe nuk ka gjetur asnjë provë ndaj tij. Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas dhe dyshohet se të dy së bashku kanë urdhëruar vrasjen e babë e bir, Gentian e Nezir Beqirit.

Lidhur me këtë situatë të të shumëkërkuarit Çapja, mbetet për t’u parë qëndrimi i drejtësisë shqiptare, nëse do të bëjnë një kërkesë të mundshme për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Për momentin, sipas avokatit Florenc Çapja ndodhet në ambientet e banesës së tij në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po qëndron në kontakt me autoritetet atje.