zoom

Aktualitet

Ujqit ndjekin aktorët në skenë dhe vrapojnë mes publikut, çfarë ndodh në shfaqjen e frikshme teatrale

Në një shfaqje teatrale në Kinë, disa ujq shihen duke ndjekur aktorët në skenë dhe duke vrapuar mes publikut, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e njerëzve.

Një video e xhiruar nga një pjesëtar i publikut, ku shihen kafshët që ndjekin dhe përleshen me aktorën në skenë, në rrjetin social kinez Weibo është shikuar më shumë se 400 milionë herë.

“Do të më ikte truri nëse do të isha ulur aty”, komenton një person.

Menjëherë erdhi reagimi i autoriteteve, që shpjeguan se skenat tregojnë historinë e Rrugës së Mëndafshtë, një rrugë tregtare e lashtë, me kafshët që përfaqësojnë udhëtimin e rrezikshëm të tregtarëve në Azinë Qendrore. Kompania që zotëron teatrin tha se nuk ka vend për shqetësim, pasi çdo ujk që merr pjesë në shfaqje është i zbutur dhe nuk mund të lëndojë njerëzit.