Aplikacion
Uji i rubinetit është shumë herë më i mirë për mjedisin sesa uji në shishe, sipas shkencëtarëve.
Studiuesit në Institutin e Barcelonës për Shëndetin Global testuan se rreth 60% e popullsisë në Barcelonë konsumojnë ujë me shishe disa herë në ditë.
“Vlerësimi i ciklit të jetës” u quajt lloji i studimit i cili vlerëson ndikimin mjedisor të një produkti gjatë gjithë jetëgjatësisë së tij.
Vetëm në SHBA prodhimi i shisheve të ujit konsumon 1.5 milion fuçi naftë çdo vit, më shumë sesa do të duhej për të furnizuar 100 mijë shtëpi. Dhe kjo përllogaritje është pa shpenzimet e karburantit fosil ose emetimet e transportit të tyre në dyqane.
Studimi i ISGlobal zbuloi se nëse çdo banor në Barcelonë do të konsumonte ujë në shishe, nxjerrja e lëndëve të para do të kushtonte më shumë se 70 milionë euro dhe do të çonte në humbjen e 1.43 llojeve të kafshëve çdo vit.
Çfarë përdoret për të prodhuar një shishe plastike ndikon 1400 herë më shumë në ekosisteme dhe 3500 herë më shumë në mjedis, sipas studimit.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës