zoom

Sport

UEFA njoftim zyrtar, ku duhet t’i blini biletat për të parë ndeshjet e Shqipërisë në EURO 2024

UEFA njoftim zyrtar, ku duhet t’i blini biletat për të parë ndeshjet e Shqipërisë në EURO 2024

Të gjithë tifozët që dëshirojnë të ndjekin nga stadiumi ndeshjet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, duhet të drejtohen vetëm në një faqe, atë të UEFA.com.

Vetë UEFA, në një reagim zyrtar, ka vënë dispozicion një link ku mund të kontrollohet dhe rezervohet për bileta. (https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/).

Kundërshtari i parë me të cilin do të përballet Kombëtarja jonë më 15 qershor të vitit të ardhshëm është Italia, e cila është edhe fituesja në fuqi e kompeticionit.

Sfidën e dytë do ta luajmë kundër Kroacisë, në një derbi të vogël ballkanas në datë 19 qershor në Hamburg, ndërsa përballja e fundit në grup do të jetë kundër Spanjës në datë 24 qershor në Duseldorf./ M. I.