Aplikacion
Enver Bajraktari është vrarë me mjete të forta para se të groposej, në fshatin Baicë të Lipjanit, konkludon Prokuroria.
Prokuroria ka njoftuar se është kryer autopsia e të ndjerit dhe se po zhvillohen hetime intensive për të zbuluar rrethanat e krimit të rëndë.
“Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Enver Bajraktari u gjet i varrosur më datën 4 gusht në fshatin Baicë të Lipjanit, ndërsa mbetet ende mister shkaqet dhe autori i krimit.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se trupi i Bajraktarit është groposur në arën e mbjellë me misër që ndodhet 1 kilometër larg shtëpisë së tij.
Siç raportohet viktima ishte groposur në një thellësi prej dy metrash pasi u tërhoq zvarrë deri në vendin ku u gropos.