Aplikacion
Sarah Beckstrom, një nga dy anëtaret e Gardës Kombëtare të plagosur gjatë sulmit me armë në Uashington nga një afgan, ka ndërruar jetë.
“Beckstrom, nga Virxhinia Perëndimore, një nga Garda Kombëtare për të cilën po flasim, e cila ishte shumë e respektuar, ishte e re dhe madhështore, ajo filloi shërbimin e saj në qershor 2023 dhe ishte e shkëlqyer në çdo aspekt, ajo sapo na la. Ajo nuk është më me ne”, u shpreh Presidenti Donald Trump në një fjalim televiziv nga Florida.
Duke shtuar: “Ushtari tjetër që u qëllua nga të shtënat me armë zjarri po lufton për jetën e tij. Ai është në gjendje shumë të rëndë. Ai po lufton për jetën e tij dhe shpresojmë të marrim lajmet më të mira”.
20-vjeçarja Backstrom u caktua në Gardën Kombëtare të Virxhinias Perëndimore më 26 qershor 2023.
“Kjo është një humbje e dhimbshme për familjen tonë të Gardës Kombëtare”, tha Kolonel Larry Dawn. “Specialistja Sarah Backstrom erdhi në Distrikt nga Virxhinia Perëndimore për të ndihmuar në mbajtjen e kryeqytetit të vendit tonë të sigurt. Ajo është një heroinë dhe ne vajtojmë humbjen e saj. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e saj dhe Gardën Kombëtare të Virxhinias Perëndimore.”