zoom

Aktualitet

U prit me përqafime, ish-deputeti Frroku: Ata sulmuan, ne ishim konform ligjit në vendin e punës!

Teksa familjarë dhe miq e pritën jashtë Gjykatës së Durrësit me ovacione, puthje e përqafime, ish-deputeti Mark Frroku ka reaguar për herë të parë, në lidhje me sherrin që ndodhi më 29 tetor, tek Kepi i Rodonit, në Durrës.

Në një prononcim të shkurtët për mediat pasi doli nga Gjykata, ku i është përcaktuar dhe masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ish-deputeti u shpreh se “ne ishim në vendin e punës, konform të gjitha ligjeve shqiptare në fuqi”.

Mark Frroku u shpreh: “Ne ishim në vendin e punës, komfor të gjitha ligjeve shqiptarë në fuqi. Kaq skam çfarë të them”. Kurse pyetjes se çfarë ndodhi dhe pse u konfliktuan, ai iu përgjigj: “Ata që erdhën, ne ishim në vendin e punës…”. /ZOOM.AL/