Aplikacion
Një pjesë e tregut të fruta-perimeve në Lushnje është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Zjarri ka rënë në zonën e tregut të shitjes me pakicë, i cili ishte rikonstruktuar rreth tre vite më parë. Si pasojë e flakëve janë djegur disa mbulesa plastike dhe tezgat e tregtarëve ambulantë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Lushnjes, të cilët kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër të tregut. Sipas informacioneve, rreth orës 05:00 të mëngjesit është eliminuar rreziku për zonën përreth.
Ndërkohë, grupet e emergjencave civile të bashkisë po evidentojnë dhe regjistrojnë dëmet e shkaktuara nga zjarri.
Deri tani nuk ka një version zyrtar nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm. Ambienti i tregut ruhet me roje private dhe monitorohet nga kamera sigurie, pamjet e të cilave po verifikohen nga policia.
Policia e Shtetit dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.