Aplikacion
Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00-12:00, dhe më pas do të përcillet në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës.
Gazetari u nda nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak, teksa ndodhej me pushime në Sarandë. Zheji po festonte me familjen datëlindjen e të birit, Patrik, në një restorant dhe nuk është ndjerë mirë. Ai u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të qytetit, por mbërriti atje pa shenja jete.
Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta reaguan figura të medias, por edhe të politikës.
Artur Zheji ishte i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH, ATSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai drejtonte emisionin politik dhe analitik “360 Gradë”, një tryezë debati dhe analize për çështjet të vendit dhe botës.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit