zoom

Politikë

“U mor zvarrë”- Incident në Fushë-Krujë, komisioneri i opozitës nxirret me dhunë nga 3 persona

Një incidenti ka ndodhur në qendrën e votimit në 1302/ 1 në qytetin e Fushë-Krujës.

Komisioneri i opozitës, Ilir Hyka është nxjerrë më dhunë nga qendra e votimit nga persona të paidentifikuar. Mësohet se në këtë qendër është pezulluar votimi.

“Është marrë zvarrë nga karrigia nga tre persona, që s’kanë lidhje me qendrën e votimit. Janë njoftuar organet kompetente. Njëri nga dhunuesit është identifikuar, pritet reagimi i policisë”, tha një qytetar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:10, Komisioni i Qendrës së Votimit 1302-1, KZAZ Nr. 20, Fushë Krujë, me vendimin numër 1, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi në këtë qendër votimi një shtetas (votues) ishte konfliktuar me një anëtar të Komisionit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pasi kanë marrë njoftim, kanë shkuar në Qendrën e Votimit 1302-1, ku ka rezultuar se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për të votuar në këtë Qendër, kishte debatuar me një anëtar të Komisionit të Qendrës së Votimit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit.

Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas normalizimit të situatës, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.