Aplikacion
Superylli me origjinë shqiptare, Dua Lipa, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private të zhvilluar më 31 maj në Londër, ku ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, aktorin Callum Turner.
Megjithatë, sipas mediave italiane, ceremonia intime ishte vetëm fillimi i festimeve. Çifti pritet të organizojë një dasmë madhështore triditore në Sicili, në ambientet luksoze të Villa Valguarnera, ku do të marrin pjesë emra të njohur të botës së muzikës, kinemasë dhe modës.
Edhe pse organizatorët po ruajnë një diskrecion të plotë rreth detajeve të eventit, raportimet flasin për një listë të ftuarish dhe performuesish që përfshin figura të njohura ndërkombëtare si Elton John dhe Charli XCX.
Në këtë festë VIP nuk do të mungojë as atmosfera shqiptare. Sipas Prive, në dasmën e Duas pritet të performojë legjenda e muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu.
Me repertorin e tij të njohur dhe hitet që kanë shoqëruar breza të tërë, Vllasaliu pritet t’i japë një ngjyrim të veçantë festës, duke reflektuar edhe lidhjen e fortë të artistes me rrënjët e saj shqiptare.
Mbetet ende e paqartë nëse në mesin e të ftuarve apo performuesve do të ketë edhe emra të tjerë të njohur nga skena muzikore shqiptare.
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës