zoom

Aktualitet

U kapën te Gjiri i Lalzit/ Gjykata jep masat për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë

U kapën te Gjiri i Lalzit/ Gjykata jep masat për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë dy ditë më parë në Gjirin e Lalëzit.

Arrest me burg:
Voltan Xhani
Fatjon Qesja
Jugert Xhani
Oltion Hasani
Xhevdet Plaku (Kis)
Flobenc Meçja (Gega)

Detyrim paraqitje; ndalim dalje jashtë shteti:
Alfred Hasanaj

Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili” ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është arratisur nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti. 45-vjeçari ishte dënuar në shtetin fqinj për trafik droge.

Ndërsa Flobens Meçja, alias Gega alias Drini nga Shkodra ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u prej një viti, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. 43 -vjecari akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

I arrestuari tjetër, Voltan Xhani është i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Elis Rroshkodolit në Shkodër në gusht 2024. Sipas policisë, 39 vjeçari, resident në Holandë, ka siguruar armët dhe makinat që u përdorën në vrasje, ndërsa i vëllai, Jugerti e ka përkrahur në krim.

Postime të lidhura