zoom

Aktualitet

U kap me kokainë, zbardhet dëshmia e Marina Farës

U kap me kokainë, zbardhet dëshmia e Marina Farës

Zbardhet dëshmia e vajzës së këngëtares Eli Fara, Marina Fara, e cila u kap me kokainë.

Para efektivëve, ajo ka treguar se lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak.

39-vjeçarja, e cila në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, u kap në Vorë me 4.4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol.

Ky nuk është rasti i parë që emri i saj lidhet me lëndën narkotike. Pesë vite më parë, Marina Fara u përfshi në përgjimet e policisë gjatë operacionit të njohur si “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona. Në atë kohë, ajo dyshohej se kishte ndihmuar dy persona të shpëtonin nga ndjekja policore. Megjithatë, hetimet nuk provuan se ajo kishte dijeni për trafikun e drogës, ndërsa ndaj saj u vendos masa “detyrim paraqitje”./ Zoom.al

Postime të lidhura