Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është shënuar ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë pas disa ditësh në gjendje të rënduar.
I mituri ishte paraqitur fillimisht tre ditë më parë në spitalin e Pogradecit, pasi ishte dëmtuar në kokë nga një gur i hedhur aksidentalisht nga motra e tij e mitur, teksa po luanin në banesë.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai u transportua më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Ndërkohë, që në momentin e paraqitjes së rastit në spitalin e Pogradecit, materialet janë referuar në Prokurori për vijimin e veprimeve procedurale.
