Aplikacion
Pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij, Betsy Arakawa, më 26 shkurt në shtëpinë e tyre në Santa Fe, autoritetet kanë bërë publike shkaqet e vdekjes së tyre.
Arakawa, 65 vjeç, besohet të ketë vdekur më 11 shkurt.
Shkaku i vdekjes së saj u gjykua të ishte sindroma pulmonare hantavirus-një sëmundje e rëndë respiratore që transmetohet përmes brejtësve, bazuar në analizat laboratorike.
Sa i përket Hackman, fituesi i dyfishtë i ‘Oscar’, 95 vjeç, besohet se ka vdekur një javë më vonë, për shkak të mosfunskionimit të zemrës.
Shkaku i vdekjes së tij është sëmundja kardiovaskulare hipertensionale dhe aterosklerotike ose ngurtësimi i arterieve, me sëmundjen e Alzheimerit si një faktor të rëndësishëm kontribues.
Çifti u gjet i vdekur pas një telefonate nga një fqinj i cili kishte vënë re mungesën e tyre.
Është ende duke u hetuar shkaku i ngordhjes së qenit të çiftit i cili u gjet gjithashtu në banesë.
Gene Hackman dhe Betsy Arakawa ishin të martuar prej 33 vitesh. Aktori legjendar ka lënë pas tre fëmijët e tij nga martesa e parë.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit