Aplikacion
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e raportuar këtë të premte në Korçë, ku një 60-vjeçar u gjet i dekompozuar në shtëpinë e tij.
Vëllai i të moshuarit ka treguar për mediat se 60-vjeçari jetonte vetëm dhe se prej kohësh nuk komunikonte me të sepse ai nuk mbante telefon.
Sipas dëshmisë së tij, 60-vjeçari ka ndërruar jetë prej kohësh sepse fqinjët e tij nuk e kishin parë prej dhjetorit.
“Vëllai im prej dhjetorit nuk ishte parë nga komshinjtë, unë skam pasur komunikim me vëllain se jetoj në Tiranë dhe merrem me punë, tani që mora lejen e zakonshme erdha të shoh shtëpinë se e kemi të dy me vëllain.
Kur erdha e gjeta të pajetë. Vëllai im nuk ka telefon ndaj nuk komunikonim.
Ai ishte i ndarë nga bashkëshortja. Ka dy fëmijë. E bija jeton jashtë shtetit, ndërsa i biri jeton në Tiranë.
Tani e lajmërova dhe u nis për këtu. Vuante nga zemra dhe trajtohej me kemp”, tha ai./ Zoom.al