Aplikacion
Të martën, më 10 qershor, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Letoninë në ndeshjen e radhës të eliminatoreve të Botërorit 2026.
Në prag të kësaj përballjeje, UEFA ka zyrtarizuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në fushën e lojës. Një trupë gjykuese nga Turqia do të drejtojë takimin.
Arbitër kryesor do të jetë Umut Meler, ndërsa Kerem Ersoy dhe Ibrahim Uyarcan do të jenë ndihmësit e tij. Arbitër i katërt është caktuar Oguzhan Cakir.
Emri i Umut Meler nuk është i panjohur për opinionin sportiv. Ai u bë i njohur në vitin 2023, kur pas një ndeshjeje mes Ankaragucu dhe Rizespor, u sulmua fizikisht me grusht nga presidenti i klubit vendas, një ngjarje që shkaktoi reagime të forta në arenën ndërkombëtare.

Presidenti i klubit nga Superliga turke u arrestua së bashku me dy zyrtarë të tjerë të klubit nga Ankaraja.
“The Odyssey” dominon kinematë globale, Christopher Nolan shënon rekord me 264 milionë dollarë