zoom

Aktualitet

U akuzua se pastroi paratë përmes krimit, reagon Pacolli: Po më duket si film

Në lidhje me akuzat si i përfshirë në afera korruptive që kanë ndikuar në aparatin e lartë diplomatik të Venezuelës, ka reaguar biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli. Ai i konsideron trillime shkrimet në mediat në fjalë.

Pacolli shprehet se artikuj të tillë janë të paguar, ndërkohë që për personazhin Rais thotë se ka kontribut të veçantë në njohjen e Kosovës nga dy shtete, dhe takimin me të e ka pasur përmes ambasadorit amerikan.

REAGIMI I PACOLLIT:

Po, më duket si në një film kur lexoj artikuj të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga “nuk e di kush”. Është interesant se si “gazetat” kanë zbuluar që unë kam punuar si drejtor i kompanisë, diku në Amerikën Latine (u largova nga Mabetex në Lugano dhe shkova në Salvador për të punuar per rrogë. Shita ose bleva naftë për rafinerinë më të madhe në botë që “ndodhet” në malet e Marecit ne Kosovë.

Zbulim e jo mahi !! … e dikush paska zbuluar skandalin për Aeroportin e Vlorës….!!! Dëgjoni…, e tërë e vërteta është kjo; Nuk ka në Kosovë rafineri, shpifësit do të dalin para drejtësisë. Aeroporti i Vlores po ndërtohet. Grabitësit duhet të kthejnë borxhet dhe kjo shpifje nuk më prish pushimet. Enrike Reis nuk është si e përshkruajnë. Ai jeton në Zvicër dhe për herë të parë e kam takuar gjatë vizitës sime në Salvador kur isha për njohjen e Kosovës me mikun tim, ambasadorin William Walker. Ai është meritor në kontributin që ka dhënë për njohjen e Kosovës nga Salvadori e Hondurasi. Unë u rreshtova kundër regjimit të Maduros kur isha ministër i Jashtëm. Përndryshe qentë lehin (madje edhe rrejshëm) dhe karvani ecën përpara edhe më fuqishëm

Ish-presidenti, deputeti dhe biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli është akuzuar nga mediat në Venezuelë si përfshirë në afera korruptive me politikanë të lartë të vendit latin, por dhe në bashkëpunim me me krimin e organizuar. Pacolli akuzohet si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është i shpallur në kërkim nga autoritetet venezueliane. Mes të tjerash në artikullin e publikuar nga mediat e huaja, Pacolli emërtohet si një biznesmen i cili ka lidhje të forta me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithashtu lidhje me figura të krimit të organizuar. Në artikull përmendet edhe porti i Vlorës.