zoom

Aktualitet

U aksidentuan në aksin Rrilë–Shënkoll, 20-vjeçari ndërron jetë në spital pas një jave

U aksidentuan në aksin Rrilë–Shënkoll, 20-vjeçari ndërron jetë në spital pas një jave

20-vjeçari Kristjan Kola ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, disa ditë pasi u përfshi në një aksident rrugor në aksin Rrilë–Shënkoll.

I riu, me origjinë nga fshati Tale, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë nga përplasja, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë në spital.

Sipas informacioneve, automjeti me të cilin ai udhëtonte u përplas fillimisht me një mjet tjetër dhe më pas doli nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Pas aksidentit, 20-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.