zoom

Sport

Tuchel injoron kampionatin, prioritet ndeshja ndaj Realit dhe arritja në finalen e Champions

Trajneri i Bayern, Tomas Tuchel, doli në konferencë para ndeshjes me Stuttgart në kampionat.

Ai la të kuptohet se prioriteti mbetet gjysmëfinalja ndaj Realit të Madridit të mërkurën në Spanjë, në takimin e dytë të kthimit dhe ku do tentohet finalja e katërt e bavarezëve në 14 vitet e fundit, me bilanc dy të fituara dhe dy të humbura.

Ndryshime në formacion? Ende se kam vendosur formacionin, por disa ndryshime mund të ketë. Por, kjo nuk na çliron nga përgjegjësia, ata që do të luajnë duhet të luftojnë dhe të tregojnë grintë në fushë. Ne presim një ndeshje emocionuese, një sfidë të madhe. Ata kanë kaluar nga mbijetesa te Champions League.

Mungesat? Matthijs de Ligt dhe Jamal Musiala nuk do të jenë në skuadër. Plani është që ai të kthehet në stërvitje të dielën, pastaj kemi tre ditë kohë që të mendojmë për Real Madrid”, tha Tuchel. /ZOOM.AL/