zoom

Bota

Trump ultimatum Hamasit: Pranoni marrëveshjen ose do të përjetoni ferr

Trump ultimatum Hamasit: Pranoni marrëveshjen ose do të përjetoni ferr

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur një ultimatum të ri ndaj Hamasit, duke paralajmëruar se duhet të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA deri të dielën në orën 18:00.

Sipas Trump, marrëveshja është nënshkruar nga vendet kryesore të rajonit dhe Izraeli, dhe nëse Hamasi nuk e pranon atë, “kundër tyre do të shpërthejë një ferr i vërtetë, diçka që askush nuk e ka parë më parë”.

Plani parashikon një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe lirimin brenda 72 orëve të 20 pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi, si dhe dorëzimin e mbetjeve të pengjeve të supozuara të vdekur, në këmbim të lirimit të qindra banorëve palestinezë të Gazës që ndodhen në paraburgim./ Zoom.al

Postime të lidhura