zoom

Bota

Trump: SHBA do të largohet nga Irani brenda 2-3 javësh, edhe nëse s‘është arritur një marrëveshje

Trump: SHBA do të largohet nga Irani brenda 2-3 javësh, edhe nëse s‘është arritur një marrëveshje

Donald Trump, nga Shtëpia e Bardhë, u tha gazetarëve se SHBA do të largohet nga Irani shumë shpejt dhe se veprimi ushtarak amerikan mund të përfundojë brenda dy ose tre javësh.

Ai u shpreh se SHBA-të kanë arritur qëllimet e vendosura para se të fillonin sulmet ajrore kundër Iranit në fund të muajit të kaluar në bashkëpunim me Izraelin.

Presidenti amerikan deklaroi se qëllimi kryesor i kufizimit të aftësisë së Iranit për të pasur një armë bërthamore është arritur dhe se SHBA-të tani po “përfundojnë punën”.

Trump thotë se SHBA-të tani dominojnë qiellin iranian dhe gjithashtu kanë arritur ndryshimin e regjimit pas vrasjeve të shumë udhëheqësve të lartë politikë dhe ushtarakë. Ai i përshkroi udhëheqësit e rinj në Teheran si “shumë më pak të radikalizuar” dhe “më racionalë” krahasuar me paraardhësit e tyre.

Trump gjithashtu tha se udhëheqësit iranianë po luten të bëjnë një marrëveshje me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës, gjë që më parë është mohuar nga Irani.

Ai shtoi se lufta mund të përfundojë pa një marrëveshje të ndërmjetësuar midis të dyja palëve.

Lidhur me ndikimin e luftës në rritjen e çmimeve të karburantit, presidenti amerikan deklaroi se ato do të ulen sapo SHBA-të të përfundojnë veprimet e tyre ushtarake.

Postime të lidhura