zoom

Bota

Trump rrit presionin për Groenlandën: Fuqia e SHBA u pa në Venezuelë

Trump rrit presionin për Groenlandën: Fuqia e SHBA u pa në Venezuelë

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e Groenlandës gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga interesi për ishullin strategjik, duke theksuar se vetëm Uashingtoni është në gjendje të garantojë sigurinë e tij.

Trump rriti tonet, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit në Venezuelë, ku sipas tij u demonstrua fuqia reale e SHBA-së. Ai nënvizoi se Amerika ndodhet në një nga momentet më të forta të saj dhe se aleatët duhet ta kuptojnë këtë realitet.

“Kam respekt për popullin e Groenlandës dhe për Danimarkën, por çdo vend anëtar i NATO-s ka përgjegjësinë të sigurojë mbrojtjen e territorit të vet. Në rastin e Groenlandës, vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë këtë. Fuqia jonë është shumë më e madhe nga sa mendohet, dhe besoj se kjo u pa qartë edhe nga ajo që ndodhi së fundmi në Venezuelë”, u shpreh Trump.

Ai shtoi se SHBA nuk ka qenë kurrë më e fortë se sot dhe se për këtë arsye ka kërkuar hapjen e menjëhershme të negociatave për blerjen e Groenlandës. Sipas presidentit amerikan, interesi i Uashingtonit për këtë territor nuk është i ri, por daton prej më shumë se dy shekujsh./ Zoom.al

Postime të lidhura