zoom

Bota

Trump–Putin: Zbulohet biseda e padëgjuar në samitin e Alaskës

Trump–Putin: Zbulohet biseda e padëgjuar në samitin e Alaskës

Një bisedë e padëgjuar midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin gjatë takimit të tyre në Alaska, më 15 gusht, është zbardhur nga një eksperte e leximit të buzëve, duke hedhur dritë mbi tonin miqësor dhe mesazhet e dhëna për luftën në Ukrainë.

Pamjet treguan momentin kur Putin mbërriti në bazën ajrore amerikane dhe u drejtua drejt Trumpit për një shtrëngim duarsh të ngrohtë. Sipas lexueses britanike të buzëve, Nicola Hickling, në atë moment Trump tha me lehtësim: “Më në fund.”

Gjatë shtrëngimit të duarve shtoi: “Ia dole, fantastike të të shoh dhe e vlerësoj shumë.”

Më tej, sipas Hickling, dy liderët folën për nevojën e një armëpushimi në Ukrainë.

Putin iu përgjigj: “Faleminderit, edhe ty. Jam këtu për t’ju ndihmuar.”

Kur gazetarët nisën ta bombardonin Putinin me pyetje, Trump i tha: “Do të të ndihmoj”.

Në podium, Trump thotë: “Faleminderit. Le të shtrëngojmë duart — lë një përshtypje të mirë.”

Putini përkul kokën në shenjë dakordësie, i shtrëngon dorën dhe thotë: “Faleminderit”.

Teksa po shkonin drejt limuzinës presidenciale amerikane, të njohur si “Bisha”, Trump u shpreh:
“Hajde, le të hipim direkt në automjet. Duhet të ecim përpara, të dy duke i kushtuar vëmendje. E di që kjo është serioze, është mjaft e gjatë. Çfarë udhëtimi është.”

Samiti mes Trump dhe Putin në Alaska zgjati rreth tre orë. Sipas deklaratës për shtyp, palët ranë dakord mbi disa pika të rëndësishme, por pa dhënë detaje konkrete./ Zoom.al

Postime të lidhura