zoom

Bota

Trump largohet para kohe nga samiti i G7, përgënjeshtron Macron: Gabon gjithmonë! S’ka të bëjë me armëpushimin

Trump largohet para kohe nga samiti i G7, përgënjeshtron Macron: Gabon gjithmonë! S’ka të bëjë me armëpushimin

Donald Trump po përgatitet të largohet nga Calgary dhe të kthehet në Uashington, pasi u pa duke hipur në Air Force One vetëm pak çaste më parë.

Ai hipi në aeroplanin presidencial pa u prononcuar për gazetarët. Presidenti amerikan u tha se u largua nga samiti i G7 herët “për shkak të asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme”.

Trump raportohet se i ka kërkuar Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mblidhet në Sallën e Situatave në Uashington, por SHBA-të nuk po i bashkohen ofensivës së Izraelit ndaj Iranit, thanë zyrtarët amerikanë.

Por, presidenti i SHBA ka mohuar që largimi i tij të ketë të bëjë me një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, duke hedhur poshtë komentet e Presidentit Francez Emmanuel Macron.

“Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kërkonte publicitet, tha gabimisht se unë u largova nga Samiti i G7-ës në Kanada për t’u kthyer në Uashington për të punuar për një “armëpushim” midis Izraelit dhe Iranit. Gabim!

Ai nuk e ka idenë pse jam tani duke shkuar në Uashington, por sigurisht që nuk ka të bëjë fare me një Armëpushim. Shumë më tepër se kaq. Qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon. Qëndroni të sintonizuar”, u shpreh Trump.

Para se të largohej nga samiti, Trump nënshkroi një deklaratë të përbashkët mbi konfliktin e vazhdueshëm midis Iranit dhe Izraelit, e cila e përshkroi Teheranin si “burimin kryesor të paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal”.

Postime të lidhura