Aplikacion
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se hapësira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës do të mbyllet “plotësisht”, ndërsa tensionet mes dy vendeve po përshkallëzohen.
Nuk pati reagim të menjëhershëm nga Venezuela ndaj postimit të Trump në rrjetet sociale të shtunën.
“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutem konsideroni HAPËSIRËN AJRORE MBI DHE RRETH VENEZUELËS TË MBYLLUR PLOTËSISHT,”shkroi ai në platformën e tij Truth Social.
Ndërsa administrata e Trump-it ka thënë se po e synon Venezuelën si pjesë e një fushate për të luftuar trafikun e drogës, ekspertë dhe vëzhgues të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se Washington-i duket se po përgatit terrenin për një përpjekje të paligjshme për ta larguar Maduro-n nga pushteti.
SHBA-të kanë vendosur një aeroplanmbajtëse në Karaibe dhe kanë kryer një sërë bombardimesh vdekjeprurëse mbi anijet që i akuzoi si të përfshira në trafikun e drogës, duke vrarë dhjetëra persona, gjë që ekspertët e Kombeve të Bashkuara i kanë përshkruar si ekzekutime jashtëgjyqësore.
Më herët këtë javë, Trump paralajmëroi gjithashtu se së shpejti do të fillonte të synonte të godiste trafikun e drogës “nga toka”.
Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizionin kombëtar të enjten, Maduro tha se venezuelianët nuk do të frikësohen.
Presidenti venezuelian kishte thënë se SHBA-të po shtonin “justifikime dhe gënjeshtra” për të provuar të arsyetonte një ndërhyrje në Venezuelë, dhe kjo ishte përpara këtij njoftimi të bërë këtë të shtunë, nga presidenti Trump. Zoom.al/