Aplikacion
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po konsideron të shesë automjetin e tij Tesla, sipas një raporti të CBS News që citon një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Makina, një model i kuq që Trump e bleu si gjest mbështetjeje për Elon Musk gjatë promovimit të kompanisë Tesla, ka qëndruar e parkuar në territorin e Shtëpisë së Bardhë prej javësh.

Ky vendim vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Trump dhe Musk janë përkeqësuar dukshëm. Kohët e fundit, presidenti deklaroi publikisht se “nuk dëshiron të ketë më kontakte me Musk”, duke sinjalizuar fundin e çdo afërsie apo bashkëpunimi mes tyre./ Zoom.al
Gazetari italian i zë “pritë” Ramës në Vlorë: Nuk mendon se i gjunjëzohesh pak liderëve të huaj?!

