Aplikacion
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbajtur një konferencë për shtyp në kuadër të samitit të NATO-s që po zhvillohet në Holandë, duke bërë deklarata të forta lidhur me ndërhyrjen ushtarake të fundit ndaj Iranit.
“Siç e dini, fundjavën e kaluar, Shtetet e Bashkuara realizuan me sukses një goditje të madhe precize ndaj objekteve të pasurimit bërthamor të Iranit, dhe ishte jashtëzakonisht e suksesshme”, deklaroi Trump.
Presidenti amerikan e përshkroi ndërhyrjen si një “shkatërrim total”, duke shtuar se “asnjë ushtri tjetër në botë nuk do të mund ta bënte këtë.”
Sipas tij, ky demonstrim i fuqisë ushtarake ka hapur rrugën për një marrëveshje historike armëpushimi, që sipas fjalëve të Trump “mund të sjellë paqe të qëndrueshme në rajon”./ Zoom.al