zoom

Bota

“Bombardoni Iranin”- Donald Trump publikon pamjen e avionëve B2 që shkatërruan centralet e Iranit! Mesazhi i kolonës zanore

“Bombardoni Iranin”- Donald Trump publikon pamjen e avionëve B2 që shkatërruan centralet e Iranit! Mesazhi i kolonës zanore

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në Truth Social, e cila përmban një kompilim të avionëve luftarakë B-2 stealth duke hedhur bomba në centralet bërthamore të Iranit.

Ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Bomb Iran” nga Vince Vance & the Valiants.

Kënga është një parodi e këngës së vitit 1961 “Barbara Ann” nga grupi The Regents. Videoja tregon disa avionë luftarakë B-2 stealth, të cilët u përdorën për të hedhur 14 bomba bunker buster GBU-57 në Iran më herët gjatë kësaj jave.

Interesante është se Trump e ndau këtë video pasi ndërmjetësoi një marrëveshje për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit për t’i dhënë fund luftimeve njëjavore.

“I them Ajatollahut, ‘Do të të fus në arkivol!’ Bombardoni Iranin,” thuhet në tekstin e këngës.

Postime të lidhura