zoom

Bota

Trump flet në telefon me Putin, çfarë u diskutua mes dy liderëve

Trump flet në telefon me Putin, çfarë u diskutua mes dy liderëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike ditën e sotme, e gjashta në muajt e fundit.

Telefonata, e cila zgjati rreth një orë, u përqendrua kryesisht në zhvillimet në Lindjen e Mesme, me theks të veçantë te Irani, si dhe në situatën e konfliktit në Ukrainë, sipas zyrtarëve rusë.

Këshilltari për politikën e jashtme i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se presidenti Putin theksoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjes iraniane vetëm përmes mjeteve diplomatike, duke u shprehur se të gjitha mosmarrëveshjet dhe situatat e tensionuara ndërkombëtare duhet të zgjidhen në mënyrë politike dhe paqësore.

Nga ana tjetër, Presidenti Trump e riktheu çështjen e përfundimit të luftës në Ukrainë, një temë që mbetet thelbësore në axhendën ndërkombëtare të SHBA-së. Sipas Kremlinit, Putin është shprehur se Moska mbetet e angazhuar për një zgjidhje të negociuar, por theksoi se bisedimet do të mbeten dypalëshe, mes Rusisë dhe Ukrainës, pa ndërmjetësim ndërkombëtar.

Putin nënvizoi gjithashtu se Rusia nuk do të tërhiqet nga objektivat e saj strategjikë, duke përmendur synimin për të eliminuar, sipas tij, shkaqet kryesore që çuan në shpërthimin e konfliktit në Ukrainë.

Sipas zyrtarëve rusë, nuk është diskutuar për një takim të mundshëm ballë për ballë mes dy liderëve, por është konfirmuar se kanalet e komunikimit telefonik do të mbeten të hapura dhe të rregullta./ Zoom.al

Postime të lidhura