zoom

Kosova

Tronditëse në Kosovë/ Nëna ndihmon 19-vjeçaren të abortojë. Fëmijën 7 muajsh e hedhin në tualet

Një ngjarje tronditëse u regjistrua në Kosovë, ku autoritetet raportuan për një vajzë 19-vjeçare që bëri abort.

Ajo, sipas mediave, u ndihmua nga nëna e saj 40-vjeçare.

E reja ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe dyshohet se pas krimit, e kanë hedhur foshnjën në tualetin e banesës së tyre.

Rasti u zbulua pas komplikacioneve që pati vajza, e cila më pas kërkoi ndihmë mjekësore në spital.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Pas zbulimit të rastit, nënë e bijë janë arrestuar nga policia.