Aplikacion
Rusia duket se po kërkon që ekstremi i djathtë francez të bëhet një “kalë trojan” për të hyrë në Evropë, me të cilin marrëdhëniet janë tensionuar që nga pushtimi i Ukrainës.
“Populli i Francës kërkon një politikë të jashtme sovrane që u shërben interesave të tyre kombëtare dhe i shpëton diktateve të Uashingtonit dhe Brukselit”, tha zëdhënësi Andrei Nastasin në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse.
“Zyrtarët francezë nuk do të jenë në gjendje t’i shpërfillin këto ndryshime të thella në qëndrimin e shumicës dërrmuese të qytetarëve”, shton ai. Madje postimi shoqërohet edhe me një foto të Marine Le Pen.
U shpall non grata nga SHBA, ish-zv.kryeministri shqiptar: Do ta zbardh plotësisht këtë çështje