Aplikacion
Makina tip “Audi” e shpërthyer është në pronësi të 31-vjeçarit Ermal Kasa, i cili banon në Elbasan, por me profesion ekonomist në një kazino në zonën e Ujit të Ftohtë.
Për pasojë, automjeti luksoz ka vetëm dëme materiale. Kasa është me origjinë nga Elbasani dhe prej disa kohësh jeton në qytetin e Vlorës për shkak të punës.
Ai njihet si personazh i qetë dhe dyshohet se shpërthimi ka lidhje me ndonjë konflikt në vendin e punës.
Tritoli është vënë në pjesën e përparme të mjetit. Si pasojë e shpërthimit, mbetjet e makinës janë shpërndarë pothuajse në të gjithë rrugën.
Në dëshminë e tij në polici, Ermal Kasa është shprehur se konflikte me persona të tjerë nuk ka.
Megjithatë, në vitin 2013 ai është arrestuar bashkë me Hysni Hoxhën në Itali pasi u kap me 900 kg kanabis.
Kjo nuk është hera e parë që në qytetin e Vlorës të vihet tritol në automjete apo biznese për të paralajmëruar pronarët rreth një konflikti që mund të kenë pasur më parë
Ndihmoi Safet Bajrin në vrasje/ Eria Ago protagoniste në rrjet prostitucioni disa vite më parë