zoom

Aktualitet

Ndihmoi Safet Bajrin në vrasje/ Eria Ago protagoniste në rrjet prostitucioni disa vite më parë

Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit që u arrestua
për përfshirje në vrasje në Shkodër nuk është personazh i panjohur për uniformat blu.

Ajo është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.

Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar. Një nga protagonitet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago.

Në përgjime, Ago kërkohej nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”.

Asokohe Ago reagoi e revoltuar duke mohuar të kishte lidhje me ngjarjen.

Pas publikimit të lajmeve për të, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo pretendonte se e gjitha ishte shpifje për të hedhur baltë mbi figurën e saj. Madje theksonte se nuk kishte nevojë për para.

Postime të lidhura