zoom

Aktualitet

H*rror në Greqi/ Shqiptari e goditi gruan 40 herë me 4 thika

Zbardhen detaje të reja tronditëse nga krimi i rëndë i ndodhur ditën e djeshme në Selanik, ku një 53-vjeçar shqiptar masakroi me thikë gruan e tij.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë në pah se gruaja 44-vjeçare është goditur 40 herë me 4 thika të ndryshme nga 53-vjeçari.

Në trupin e saj janë gjetur plagë në qafë, fytyrë, në krahë dhe në bark.

Dy vajzat që çifti la pas, 16 dhe 21 vjeçe, janë në gjendje shoku.

Ndërsa miqtë e tyre kanë pranuar se çifti kishte debate, por janë shprehur të befasuar nga lajmi.

“Ajo më thoshte se kishte probleme me burrin e saj, por nuk më dha asnjë detaj”, tha një prej miqve.

Postime të lidhura