zoom

Sport

Triller në “Old Trafford”! Liverpool eliminohet në shtesën e shtesës, United në gjysmëfinale

Manchester United është kualifikuar për në gjysmëfinalen e FA CU, pasi eliminuan Liverpool në Old Trafford (Manchester), me një triller që solli jo vetëm spektakël, por edhe një makth për djemtë e klopp për mënyrën e eliminimit.

Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa pas 120 minutash lojë, sfida u mbyll 4-3.

Vendasit nga Manchesteri e nisën ndeshjen “zjarr” duke realizuan me McTominay në minutën e 10-të, por rezultati u përmbys që në pjesë të parë.

Ekipi i Klopp shtoi ndjeshëm presionin pas pësimit të golit dhe barazoi në fundin e fraksionit të parë me një goditje të bukur të Mac Allister, e cila ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri Onana. Në të 45-tën, Liverpool rikuperoi topin dhe me anë të Salah dërgoi shifrat në 1-2.

Në fundin e ndeshjes, atëherë kur mysafirët po shkonin drejt një kualifikimi, Antony riktheu shpresën te “Djajtë e kuq”. Në “frymën e fundit”, Marcus Rashford i vetëm përballë portierit zgjodhi të bëjë më të vështirën, duke dërguar topin jashtë.

Në shtesë, Elliott, i ndihmuar edhe nga devijim “tundi rrjetën” me një gjuajtje nga distanca. United nuk u dorëzua dhe në të 111-tën bëri gjithçka mirë me Rashford. Në minutën e 120-të, Diallo ndëshkoi Liverpoolin, për t’i dhënë kualifikimin e madh United. /ZOOM.AL/