Aplikacion
Jeta personale e Beniada Nishanit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, veçanërisht pas romancës që përjetoi me vëllanë e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari.
Por pasi ata vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre, Beniada nuk është parë më në shoqërinë e një djali tjetër.
Për këtë temë ajo “u ngacmua” gjatë intervistës në “Top Arena”, ku Alesia Bami kërkoi të mësonte më shumë nëse ka nisur një histori të re dashurie.
“A është e vërtetë që të ka rrëmbyer zemrën një djalë misterioz?”, ishte një nga pyetjet që Alesia i bëri Beniadës.
“Nëse është një djalë misterioz, t’i bëjmë një thirrje këtij djalit të shfaqet dhe të më dërgojë trëndafila të kuq, se mund ta pranoj pse jo”, tha Beniada Nishani, duke nënkuptuar që momentalisht nuk është e lidhur.

