Aplikacion
Shqipëria ka bërë një hap më shumë drejt sistemit të pagesave SEPA.
Këtë të enjte, Banka e Shqipërisë njoftoi se pas vendimit për përfshirjen e vendit tonë në zonën SEPA në nëntor të vitit 2024, Banka Qendrore së bashku me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë dorëzuar paketën e aplikimeve pranë Këshillit Evropian të Pagesave për anëtarësimin e bankave të sistemit bankar shqiptar në skemën e transfertave SEPA.
Ky hap ka si qëllim realizimin e transaksioneve ndërkufitare në Euro, të cilat pritet të fillojnë në muajin tetor 2025.
Pjesëmarrja në skemat SEPA do të sjellë përfitime të ndjeshme për konsumatorët dhe bizneset shqiptare, duke ulur kostot e transfertave ndërkombëtare dhe duke nxitur rritjen e aktivitetit ekonomik në vend./ Zoom.al